Sali Rexhaj tregon pse në manifestim nuk folën Haradinaj, Jahjaga e gjenerali Clark

Aktuale

Sali Rexhaj tregon pse në manifestim nuk folën Haradinaj, Jahjaga e gjenerali Clark

Nga: A.ZH Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:52
Bill Clinton, Madeleine Albgirht dhe Wesley Clark

Ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës Sali Rexhaj, është treguar kritik për manifestimin qendror që u mbajtë më 12 qershor për ditën e çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se manifestimi ishte fenomenal pasi aty ishin njerëzit kryesorë që sollën lirinë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ish-gjenerali Wesley Clark.

Por, sipas Rexhajt, në vend të presidentit dhe kryeparlamentarit, është dashur që aty te fliste kryeministri Ramush Haradinaj dhe Atifete Jahjaga si organizatore, përcjell Bota sot.

Ai ka kritikuar edhe për mos ftesën e opozitës në këtë tubim, duke thënë se “hajnat” jo vetëm që e vodhën Kosovën deri në palcë, por po e vjedhin “edhe të drejtën e festimit të përbashkët”.

Reagimi i Rexhajt:

Protokol idiotesh.

Manifestimi per 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves ishte fenomenal per faktin se aty erdhi Clinton, Olbreit e W. Clerk. Njerezit kryesor qe na e sollen lirine.

Nje gje e tille vetem ne enderrr do te ndodhte, po realitet i beri Jahjaga.

I lumte.

Pastaj dalin ne skene idiotet, te cilet jane ne gjendje te bejne vetem deme. Ne vend se te flas Jahjaga si kryetare e keshillit organizativ, Clinton, Olbreit e W. Clark, si dhe kryeministri, pasi kryeministri e lexoj deklaraten e pavaresise me 17. Shkurt 2008, kercejne si gjelat Hashimi i Kadriu. Shtyhen kush do te flas me shume e me gjate.

Dhe per ta çvleresuar kete tubim madheshtor, nuk ftohet fare opozita. Pra gjysma e spektrit politik dhe perfaqesueseve te qytetareve te Kosoves.

Keta hajna jo vetem se e vodhen Kosoven deri ne palce, po e vodhin edhe te drejten e festimit te perbashket. Festimin e 20 vjetorit te çlirimit tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat