20 vjet nga rënia heroike e 4 heronjëve të lagjes Bregu i diellit, që u vranë nga forcat ushtarake policore serbe

Aktuale

20 vjet nga rënia heroike e 4 heronjëve të lagjes Bregu i diellit, që u vranë nga forcat ushtarake policore serbe

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:22
4 heronjtë e lagjes Bregu i diellit, që u vranë nga forcat ushtarake policore serbe

Në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë me Akademi Përkujtimore, sot është përkujtuar rënia heroike e dëshmorëve, Arianit Berisha, Nezir Gashi, Uran Ajeti dhe Venet Bajrami.

Më 15 qershor, para 20 vjetësh, në kacafytje me armikun në lagjen Bregu i Diellit, këta heronj ranë trimërisht për të mos vdekur kurrë.

Sot ata u kujtuan me pietet dhe krenari të pashuar, pikërisht ashtu edhe si 'jetuan' në mesin tonë për 20 vjet!

Deri më tash drejtësia nuk ka bërë asgjë për ta zbardhur tërësisht rastin në fjalë. Ardian Gashi, një nga të mbiejtuarit e sulmit ka treguar se nga 14 forcat ushtarake policore serbe, që e kryen sulmin, vetëm njëri nga ta është dënuar me 10 vjet burgim.

“Banorët e kësaj ndërtese nuk e kanë lëshuar Kosovën gjatë luftës. Prandaj ky vend është bërë cak i forcave serbe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Rasti ka ndodhur me 15 Qershor të vitit 1999. Jemi sulmuar nga 14-15 ushtar të forcave serbe. Si pasojë e sulmit kanë mbetur të vrarë: Nezir Gashi, Uran Ajeti, Arianit Berisha dhe Venet Bajramaj. Aty jam plagosur edhe unë. Fatmirësisht KFOR-i britanik ka qenë aty për ta parandaluar masakrën. Tash 20 vjet më vonë jemi në përkujtim të tyre. Jemi duke kërkuar drejtësi dhe ndaj tyre kemi ngritur kallëzime penale. Njëri nga ta tashmë është dënuar me një dënim qesharak prej 10 vjetësh. Shumica e autorëve kanë qenë banorë të kësaj lagje. Ndërsa të tjerët kanë qenë ushtar të forcave  serbe dhe kemi arritur t’i identifikojmë” ka thënë ai.

Sokol Hamiti në emër të Këshillit Organizativ deklaroi se pjesë e themelit të shtetit janë edhe këta katër dëshmorë.

“Jemi këtu t’i kujtojmë themeltarët e kësaj lirie dhe këtij shteti të Kosovës, janë edhe këta katër dëshmorë. Ishte 15 qershori i pranverës së madhe, kur ndahej drita nga errësira, shpresa nga fataliteti. Ishte fundi i kufirit të natës së gjatë, dhe fillimi i agimit të një dite të re”, tha mes tjerash Hamiti.

Ndërsa, në këtë akademi ka folur edhe deputeti Armend Zemaj. Ai tha se kujtimi i këtyre dëshmorëve, na kujton vuajtjet dhe sakrificat e gjithë popullit 20 vite më parë.

“Janë momentet e dhimbjes së përjetuar nga tmerri i krijuar nga forcat e errëta pushtetit të atëhershëm të Serbisë. Ata të mbushur me mllef e urrejtje nga humbja e Kosovës, e të çoroditur nga shumë vrasje e maskara që kishin bërë anë e mbanë Kosovës, këta të fundit edhe me tej në falangat e tyre kishin ata të cilët ishin rreshtuar në anën e atdheut”, tha deputeti i LDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat