Nis Konventa për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së

Aktuale

Nis Konventa për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 07:24

(E plotësuar) - Ka nisur Konventën e nëntë zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.

Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar.

Image

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Kujtojmë, se i pari i PDK-së, Kadri Veseli mban aktualisht edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin

***

Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e nëntë zgjedhore, ku do zgjidhet kryetari i partisë dhe strukturat tjera.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim e PDK-së.

Kjo konventë mbahet pas një procesi të gjatë zgjedhore brenda nëndegëve dhe degëve të kësaj partie.

Ndryshe, askush nga PDK nuk është deklaruar se do të kandidojë kundër Kadri Veselit, i cili është paraqitur si kandidati i vetëm për të rimarrë kreun e partisë.

Që nga themelimi i saj, PDK ka pasur vetëm dy kryetarë, fillimisht Hashim Thaçin e tash Veselin, ndërsa të dy kanë fituar gjithmonë pa pasur kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat