Saim Tahiraj: Krimineli dekoron kriminelin, Thaçit i ka mbetur ta dekorojë edhe Millosheviqin

Aktuale

Saim Tahiraj: Krimineli dekoron kriminelin, Thaçit i ka mbetur ta dekorojë edhe Millosheviqin

Nga: A.ZH Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:01
Hashim Thaçi, Fatos Klosi

Edhe veprimtari i hershëm i LDK-së Saim Tahiraj, ka reaguar pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekoroi me medalje Fatos Klosin, i cili është akuzuar nga Sali Berisha për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ish Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Tahiraj e ka quajtur “kriminel” presidentin Thaçi, duke thënë se ai e dekoroi “kriminelin”.

Ai ka ironizuar me Thaçin, duke thënë se atij i ka mbetur ta dekorojë edhe kryekriminelin Sllobodal Millosheviq.

“Kjo nukë është për të u çuditur, madje shumë normale.Krimineli dekoron kriminelin, tani ka mbetur të dekorohet edhe kryekrimineli Millosheviq dhe mbyllet cikli i dekoratave kriminale”, ka shkruar Saim Tahiraj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat