Kuçi për Veselin: Ka merita se mban gjallë qeverinë, ai do të bëhet kryeministër

Aktuale

Kuçi për Veselin: Ka merita se mban gjallë qeverinë, ai do të bëhet kryeministër

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:21
Hajredin Kuçi

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kadri Veseli është njeriu më meritor pse sot njeriu kryesor i Qeverisë është Ramush Haradinaj. Ka thënë se Kryetari i PDK’së me gjithë problemet po e mban gjallë koalicionin qeverisës.

“Ka merita kryesore për mbajtjen gjallë të koalicionit”, ka thënë Kuçi, kur e ka kandiduar Veselin për Shef të ri të PDK’së.

Ai ka thënë se Veseli do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

“Sot tri vite më pas Veseli ka dhënë dëshmi të bollshme se ardhja e tij në krye të PDK’së ka qenë zgjidhja më e mirë”, ka thënë Kuçi.

“Mund ta kërkojmë ribesimin për Veselin. Është treguar i denjë për të udhëhequr PDK’në. Ai ka treguar se mund të drejtojë PDK’në me vlerat e mëdha”, ka thënë ai.

“Si Kryetar i Kuvendit ka treguar pjekuri politike. Ka parë edhe kur ka pasë gaz lotsjellës”, ka shtuar ai.

“Veseli ka treguar se është njëri i tolerancës, guximit dhe nuk bën kompromis me interesat kombëtare”, ka shtuar ai.

Kadri Veseli ishte shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, një organizatë sekrete, e afërt me PDK’në, e cila është thënë se është shuar më 2008. Kishte hyrë në PDK dhe ishte bërë Shef.

Më pas Veseli dhe pjesa më e madhe e ish-agjentëve të SHIK’ut kanë përfunduar në PDK.

Hajredin Kuçi ka thënë se Veseli do të ruajë stabilitetin e PDK’së dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat