5 km nga pika kufitare me Serbinë, VV vendos shqiponjë gjigante te ‘Besiana’

Aktuale

5 km nga pika kufitare me Serbinë, VV vendos shqiponjë gjigante te ‘Besiana’

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:08
5 km nga pika kufitare me Serbinë, VV vendos shqiponjë gjigante te ‘Besiana’

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, sot me një aktivitet ka vendosur shqiponjën metalike tek rrethrrotullimi te Hotel Besiana.

Shqiponja metalike është vendosur në kilometrin e parë magjistrales që të dërgon për në pikë kufitare në Merdare, e që ndërtimi i saj është realizuar nga biznesmeni Muhamet Hasani.

Iniciativën që të vendoset ky simbol në Podujevë e ka bërë historiani dhe këshilltari i VV-së, Florent Hasani. Madje, Hasani këtë propozim e kishte bërë edhe në një seancë të mbajtur në asamblenë komunale.

“Propozoj, që tek vendi që njihet si te Besiana ku po ndërtohet rrethrrotullimi, aty ku dikur gjendej “punti i sabraqajve”, të regjimit kriminal serb, të vendoset një shqiponjë metalike e përmasave të asaj që ishte në hyrje të Tiranës. Përveç që është simboli ynë kombëtar, do ishte edhe një mesazh për cilindo të huaj që vije nga jashtë, e sidomos për fqinjët se këtu po futen në tokën shqiptare”, pati thënë Hasani.

Ndëkohë, zbulimi i saj do të bëhet në ditët në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat