Video të reja nga përleshja me grushte mes zyrtarëve të LDK-së në Ferizaj

Aktuale

Video të reja nga përleshja me grushte mes zyrtarëve të LDK-së në Ferizaj

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:48
Pamje e shkeputur nga video

Përleshjet brenda Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), nuk kanë të ndalur. Së fundi është bërë publike një video ku ka pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor në fshatin Koshare të Ferizjat.

Në video shihen disa persona brenda një klase duke u grushtuar me njëri tjetrin dhe duke u fjalosur ashpër mesvete.

Në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, çka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat