Kundërshtari i Kadri Veselit për kryetar të PDK-së ishte Rrahim Hashimi: Ai kishte premtuar reforma të thella

Aktuale

Kundërshtari i Kadri Veselit për kryetar të PDK-së ishte Rrahim Hashimi: Ai kishte premtuar reforma të thella

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:08
Rrahim Hashimi dhe Kadri Veseli

Kadri Veseli i cili u ri-zgjedh sot në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kishte pas një kundër kandidatë, mirëpo ai nuk ishte prezentë në konventën e nëntë të partisë.

Rrahim Hashimi, njëri prej të dyshuarve të përfshirë në skandalin për ryshfet i cili është duke qëndruar në paraburgim, kishte shpall kandidaturën e tij për të parin e PDK-së në shtator të vitit 2018.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hashimi kishte njoftuar për shpalljen e kandidaturës së tij dhe se sipas tij do t’i japte fund disa personave të cilët kanë keqpërdorur PDK-në.

“Qytetar të Kosovës, nga sot zyrtarisht e shpalli kandidaturën time për të udhëheq me Partin Demokratike të Kosovës. Do të jem në shërbim dhe udhëheqje të partisë të cilës jo pak nga ne i dham aq shumë që deri sot disa figura gjysmë autokrate abuzuan dhe u pasuruan duke keqpërdorur gjithë mekanizmat e partisë…”. kishte shkruar Hashimi.

Madje Hashimi kishte premtuar edhe reforma të thella strukturore në parti.

“Në cilësi të lidershipit, do të bëjë reforma të thella strukturore në parti dhe do të orientoj drejt një partie laburiste, pjesë nga programi do i publik në ditët dhe javët në vijim”, kishte shkruar Hashimi.

Derisa sot i ri-zgjedhuri i PDK-së, Veseli për dallim nga kundër kandidati i tij i cili është prapa grilave, tha se PDK-ja është parti e qytetarëve.

“Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët”, ka thënë Veseli.

Rrahim Hashimi është arrestuar para disa jave së bashku me Kadri Rexhepin. Të dy këta janë protagonistët kryesor të disa videove të publikuara për ryshfet.

Hashimi dhe Rexhepi në videot e publikuara nga media shiheshin teksa i kërkonin dhe i merrnin para Faton Dalladakut si ryshfet për t’ia mundësuar ndërtimin e spitalit në Prishtinë.

Aty Hashimi dhe Rexhepi përmendin krerët e shtetit si personat që po i kërkonin paratë. Dalladakut i thoshin se paratë do të shkonin tek Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari kanë mohuar lidhjet e tyre me Dalladakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat