Zyrtarja e LDK-së denoncon Borovcin: Këta janë emrat e njerëzve të AAK-së e Nismës që prishën Kuvendin

Aktuale

Zyrtarja e LDK-së denoncon Borovcin: Këta janë emrat e njerëzve të AAK-së e Nismës që prishën Kuvendin

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 21:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Besa Avidijaj, aktiviste e LDK’së, ka konfirmuar se anëtarë të AAK’së e NISMA’s kanë marrë pjesë sot në prishjen e Kuvendit të Nëndegës së Matit. Ka thënë se anëtarët e Partisë së Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt janë nxitur nga Hazir Borovci i LDK’së.

“I kemi identifikuar ata që kanë marrë pjesë në këtë Kuvend”, ka thënë Avdijaj, të dielën, pasi ka përfunduar Kuvendi i Nëndergës së Matit ku ka pasur edhe përleshje fizike.

Angazhimi i zyrtarëve të partive tjera, për përkrahje të Hazir Borovcit, në Mat. Të identifikuar deri tani:

“Shukri Bekteshi – kryetar i AAK ne Matican (me 8 persona); Durim Sinani – kandidat i AAK per asamble te Prishtines (bashke me 9 persona); Besim Krasniqi (Rukovc) – zyrtar i Nisma ne Matican (bashke me 3 persona); Faton Alija – zyrtat i AAK, punonjes i Postes (bashke me 4 persona); Bekim Alija – AAK (me 3 persona – zgjedhje te kaluara vezhgues i VV); Avni Cakolli – zyrtar i AAK (me 2 persona); Milaim Sinani – AAK”, ka thënë Avidjaj.

“Anëtare të Nisma dhe AAK nga Hajvalia dhe Velania (së paku 20)”, ka shtuar ajo.

Hazir Borovci po synon edhe një mandat në krye të një Dege të LDK’së. I njëjti ishte bërë i njohur kur kishte deklaruar se ka folur me Ibrahim Rugovën e vdekur. Borovci më herët kishte qenë edhe në Partinë e shuar ORA.

Në anën tjetër, kryetari i zgjedhur i nëndegës së Matit, Sherif Vrajolli fajëson  ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.

 Sipas tij, ai nuk punon për partinë, por për interesa personale.

Kryetari i sapo zgjedhur i nëndegës së LDK-së në Mat tregon arsyet e shpërthimit të incidentit në mes të dy grupeve.

“Filloi kur unë në komisionin e punës e propozova  dr. Sali Krasniqin dhe Musli Mehën, të cilët janë aktivistë më të vjetër, mund të them në LDK edhe 260-270 ishin për dhe 60 kundër, u pa…nuk u pajtuan edhe rrethi i tij i madh e bëri këtë”, tha ai.

Pas shpërthimit të rrahjes, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar në polici disa nga delegatët e kuvendit zgjedhor. Megjithatë, pas pushimit të gjakrave, janë zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege.          

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit. Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre me zyrtarët tjerë të LDK’së .

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes. Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar më herët se do të ndëshkohen të gjithë ata që e prishin procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat