Përleshjet në LDK, incidente të zakonshme, bëhet luftë për poste politike

Aktuale

Përleshjet në LDK, incidente të zakonshme, bëhet luftë për poste politike

Nga: Z.B Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:11
Pamje nga përleshja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëndega Mat

Sot gjatë ditës në Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të nëndegës në Mat, e njohur edhe si Dega e Tretë presidenti Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli” vazhduan përleshjet në mes të delegatëve të kësaj dege.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, përleshje fizike ka ndodhur edhe gjatë procesit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj.

Në lidhje me këtë temë, analisti dhe juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këto janë incidente të zakonshme në Kosovë ku bëhet luftë për të marr poste politike në të ardhmen, ngase, siç thotë ai, për të arrit qëllime personale dhe familjare.

Image
Blerim Burjani

“Së pari dhe në fund për shtetin, gjendja e rëndë në shtet e papunësisë së madhe jo perspektivës ekonomike dhe jeta gjithnjë më e rendë ekonomike po bënë që shumë të reja dhe të rinjë , dhe të gjitha gjeneratat ta shohin si shpëtim politiken dhe menaxhimin mundshëm me paranë publike”, tha ai.

Tutje, Burjani shtoi se në vend që të gjithë të orientohen për zhvillim ekonomik e biznese për mirëqenie social dhe ekonomike, sipas tij, orientimi bëhet në politik fatkeqësisht, ai thotë se këta persona të kishin kushte të mira ekonomike asnjeri prej tyre nuk ish përlesh me askënd, por politiken e kishin si kontribut për popullin por jo për veten.

Ndryshe, përleshjet në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie po ndodhë prej kur ka nis procesi i brendshëm zgjedhor, ndërsa kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se ata që po prishin tubimet e LDK-së janë nga partitë e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat