Rrëfime nga pasagjerët: Lëndime të rënda me gjak, pasagjerët fillojnë të luten

Aktuale

Rrëfime nga pasagjerët: Lëndime të rënda me gjak, pasagjerët fillojnë të luten

Nga: N.H dhe H.O Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:59
Pamje të udhëtarëve të tmerruar në aeroplanin Prishtinë-Basel

(E plotësuar) - Vivienne Gaskell, zëdhënës nga aeroporti konfirmoi  se një Boeing nga Prishtina u ulë me 121 pasagjerë në bord në Aeroportin Euro. 10 vetë morën menjëherë pas uljes lëndime të lehta dhe përfunduan në një spital në Basel.

Gjatë fluturimit, rreth 20 deri 25 minuta para uljes, pati turbullira, me disa njerëz të plagosur, shkruan "20 minuten", përcjell Bota sot.

Një lexues njoftoi për "20 minuten" se disa anëtarë të familjes së tij ishin në aeroplan. Sipas deklaratave të tij, pati njerëz me lëndime serioze. Një gazetar tjetër lexues, i cili ishte në fluturim vetë, tregon se një njeri plagosi kokën dhe i rrjedhi gjak.

Image

Një lexues ka dërguar një video, ku tregon turbullirat dhe pasagjerët fillojnë të luten.

Video KËTU.

***

Një lexues raportoi për "20 minuten", se anëtarët e familjes së tij që ishin në aeroplan, i kishin thënë se ishin shqyer ulëset nga turbulenca. Gjithashtu, sipas deklaratave të tij, pati njerëz me lëndime serioze, transmeton "Bota sot".

***

Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport, konfirmon vendosjen e ambulancës dhe zjarrfikësve.

 "Një Boeing nga Prishtina u ul në EuroAirport me 121 pasagjerë në bord në orën 20:07. Menjëherë pas uljes 10 persona morën lëndime të lehta dhe u dërguan në një spital në Basel.

***

Si pasojë e përfshirjes në turbulencë të një avioni Airbus 310 që vinte nga Prishtina, të paktën 10 pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas agjencisë 20 min, një avion i linjës ajrore, që udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Baselit, është përfshirë në një turbulencë. Ndërsa gazeta “Bota sot” mëson se numri i tyre është edhe më i madh.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërt, pas uljes së avionit në aeroportin “EuroAirport”. Këtë e ka konfirmuar edhe Vivienne Gaskell, zëdhënëse e këtij aeroporti.

Image
Image

Zëdhënësja Gaskell nuk ka dhënë asnjë informacion mbi shkaqet se si erdhi deri te kjo turbulencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat