Veseli kërkoni lidership prej meje, të mos ketë abuzime

Aktuale

Veseli kërkoni lidership prej meje, të mos ketë abuzime

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 00:00
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i ri i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se të gjithë anëtarët e partisë duhet të kërkojë llogari nga udhëheqja e re e PDK’së. ka thënë se duhet të kërkohet që mos të ketë abuzime.

“S’do të lejojmë të ketë dilema se a do ta fitojmë lirinë, perspektivë, të ardhmen tonë”, ka thënë Veseli, pasi është votuar për Shef të PDK’së.

“Ka veç një rrugë: ajo është rruga e përgjegjësisë dhe shanseve të barabarta”, ka thënë ai.

Veseli, Kryetar i ri i PDK’së pa asnjë votë kundër

Ish-Shefi i SHIK’ut, Kadri Veseli është zgjedhur edhe për një mandat Shef i PDK’së.

Ai është votuar nga të gjithë delegatët e PDK’së.

“PDK ka rizgjedhur sot Kadri Veselin. Të gjitha votat janë për. Asnjë votë kundër. Asnjë nuk abstenon”, ka njoftuar Hajredin Kuçi..

Kuçi kandidon Veselin: Ka merita se mban gjallë Qeverinë, ai do bëhet Kryeministër

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kadri Veseli është njeriu më meritor pse sot njeriu kryesor i Qeverisë është Ramush Haradinaj. Ka thënë se Kryetari i PDK’së me gjithë problemet po e mban gjallë koalicionin qeverisës.

“Ka merita kryesore për mbajtjen gjallë të koalicionit”, ka thënë Kuçi, kur e ka kandiduar Veselin për Shef të ri të PDK’së.

Ai ka thënë se Veseli do të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

 “Sot tri vite më pas z. Veseli ka dhënë dëshmi të bollshme se ardhja e tij në krye të PDK’së ka qenë zgjidhja më e mirë”, ka thënë Kuçi.

“Mund ta kërkojmë ribesimin për Veselin. Është treguar i denjë për të udhëhequr PDK’në. Ai ka treguar se mund të drejtojë PDK’në me vlerat e mëdha”, ka thënë ai.

“Si Kryetar i Kuvendit ka treguar pjekuri politike. Ka parë edhe kur ka pasë gaz lotsjellës”, ka shtuar ai.

 “z. Veseli ka treguar se është njëri i tolerancës, guximit dhe nuk bën kompromis me interesat kombëtare”, ka shtuar ai.

Kadri Veseli ishte shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, një organizatë sekrete, e afërt me PDK’në, e cila është thënë se është shuar më 2008. Kishte hyrë në PDK dhe ishte bërë Shef.

Më pas Veseli dhe pjesa më e madhe e ish-agjentëve të SHIK’ut kanë përfunduar në PDK.

Hajredin Kuçi ka thënë se Veseli do të ruajë stabilitetin e PDK’së dhe të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat