Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 07:29
Ilustrim

Këto janë ngjarjet kryesore për ditën e sotme në vend.

  • Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019. (Drejtoria e SHSKUK-së, ora 8.00)
  • Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Rexhë Gjonbalaj, ish-kryetar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
  • Organizatat e shoqërisë civile organizojnë Marshin e Refuzimit për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike. (Marshi fillon nga sheshi “Skënderbeu” Prishtinë dhe do të vazhdojë me ndalje te shkurtra në selitë e gjashtë  partive më të mëdha parlamentare, ora 10:00)
  • Komuna e Prizrenit organizon konferencën me temën “ Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës – Kundër Hidrocentraleve”. ( Restoranti Fuad As, Reçanë, Prizren, ora 10:00)
  • Në kuadër të fushatës “Të flasim për ekonominë!” të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/PSBE do të mbahet diskutimi në panel “Kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë”. (Shtëpia e Evropës, rr. “UÇK”, ora 10:30 – 13:00)
  • Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj.  (Ora 11:00)
  • Me shënimit të 20-të vjetorit të Ditës së çlirimit të Skenderajt mbahet finalja e garave komunale  “Skenderaj Cup 2019” për nxënës të shkollave fillore. (Salla e shkollës profesionale në Skenderaj, ora 12.00)
  • Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe diskuton lidhur me tekstet e reja shkollore, si dhe riorganizimin e shkollave. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)
  • Me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit të Vushtrrisë do të inaugurohet sheshi dhe shtatores së patriotit “Hasan Prishtina” në Vushtrri. ( Sheshi “Hasan Prishtina”, ora 13.00)
  • Promovohet libri “Mesazhi im” i autores Rona Emërllahu dhe “Miqësia” i Reald Emërllahu. (Teatri i Qytetit të Ferizajt “Adriana”, ora 14.00)
  • Lëvizja FOL organizon Forumin e FOL Hapur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar ku temë diskutimi do të jetë ‘Etika në Administratën Publike”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, rruga ‘Andrea Gropa’, No.35, Prishtinë, ora 15:00-16:00)
  • Mbahet konventa solemne e PDK-së. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 19.30).
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat