Perëndimit i “ka ardhur tek hunda” Beogradit dhe Prishtinës iu vendosin në tavolinë “kornizën e gatshme”"?

Aktuale

Perëndimit i “ka ardhur tek hunda” Beogradit dhe Prishtinës iu vendosin në tavolinë “kornizën e gatshme”"?

Nga: Fatmir Beka Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:06
Hashim Thaçi, Angela Merkel, Aleksandar Vuçiq

Beogradi dhe Prishtina së shpejti duhet të marrin drejtimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës nga vendet perëndimore, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”, sipas kësaj gazete në “ atë kornizë të zgjidhjes” do lihet hapësirë edhe për “amandamentime”.

Kjo mënyrë sipas perëndimorëve mund të shpejtojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe sipas paralajmërimeve në Paris mund të bëhet publik ky dokument ku ndodhen “rekomandimet”.

Novosti përkujton se në vitin 2005 grupi i kontaktit ka vendosur të parime bazë për bisedime për çështjen e Kosovës, se nuk ka kthim në gjendjen para 1999, se nuk ka ndarje dhe se nuk ka bashkim me vendet fqinje.

Ish0ambasadori serb në Berlin dhe Vjenë Milovan Bozhinoviç mendon se nga sjellja aktuale e aktorëve kryesor në procesin e bisedimeve mund të krijohet përshtypja se mund të ketë një kornizë për dialogun përfundimtar dhe presionin ndaj dy palëve për pajtim në ato drejtime.

Vetë thirrja e Shtëpisë së Bardhë që të lihet retorika ekstreme nga Beogradi dhe prishtina nënkupton fokusimin në angazhimin “pranimin e ndërsjellë sipas  Bozhinoviç ka thënë se edhe nis hiqen taksat Beogradi nuk duhet lejuar të vazhdoj në drejtim tjetër pa aplikimin e marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e asociacionit të komunave.

"Do të jetë gabim të bëhet kompromis nga ajo që u nënshkrue, Ajo që Serbia me asociacion kërkon një lloj autonomie nuk është e madhe, nëse këtu lëshohet pe mund të rriten apetitet e shqiptarëve ", tha ai.

Diplomati Zoran Milivojeviç mendon se në rrethanat aktuale është vështirë të flitet për parimet fillestare dhe acociaciionin kur planifikohet të bisedohet për parimet obliguese të zgjidhjes së përgjitrhshme.

"Duhet të gjendet një modalitet që nuk kërkon njohjen pa kusht apo me kusht të Kosovës po një zgjidhje të mesme. Pranimi i Kosovës nuk mund të jetë kusht për dialog. Në parime mund të qëndroj njohja pastaj të tjerat, mundemi të tjerat fillim pastaj njohjen ",ka thënë Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat