Nuk ka viza për Kosovën, deputeti i LDK-së tallet me Haradinajn

Aktuale

Nuk ka viza për Kosovën, deputeti i LDK-së tallet me Haradinajn

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Njohësit e çështjeve integruese, janë shprehur pesimistë se do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën, edhe përkundër që Bashkimi Evropian ka vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet.

E duke folur për këtë çështje, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, është tallur me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili tash e sa herë ka uruar qytetarët për vizat.

“RH: Urime Kosovë edhe njëherë liberalizimin. Morra garanca nga ai dhe ky dhe Kosovarët prej dje mund të udhëtojnë pa viza. URIME URIME”, ka cituar Avdyli, kryeministrin Haradinaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat