Haki Abazi ka dy fjalë për LDK-në dhe PDK-në

Aktuale

Haki Abazi ka dy fjalë për LDK-në dhe PDK-në

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 09:52
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka folur për rrahjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook shkruan se, Kadri Veseli i zgjidh 100% kryetar pa kundërkandidat e as nuk kishte kundër votues.

E kjo sipas tij, është biletë falas për Hagë.

Sipas tij, PDK është një klub interesi që në kokë ka krimin e SHIK-ut dhe bandën PRONTO.

Kurse, sa i përket LDK-së thotë se, ata që thyejnë e godasin me karriga në stadiumet sportive quhen huliganë.

Ai thotë se duhet me i lënë lojërat dhe me iu kthye punës, debatit të shëndosh e konstruktiv.

Ja postimi i plotë:

PDK

100% Kryetar, as kunder kandidat e as kunder votues. Kjo dmth bilete falas per Hage. Thenia famoze e Thacit per ambasadorin: Merreni Kadrine...

PDK eshte nje klub e interesit qe ne koke ka krimin e SHIK dhe banden e PRONTOs. Ky formacion mbipolitike e mbi drejtesi eshte duke e mbajtur peng te ardhmen e Kosoves duke interpetuar partine poltike si isntrument te justifikimti dhe mbrojtjes se krimit.

LDK

Ata qe thyejne e godasin me karrika ne stadiumet sportive quhen huligane. Lereni lojrat e turpit e dhe keto veprime qe e bejne votuesin te gerrditet edhe me teper. Nese jeni masha e PDK permbrenda LDK kish qene me mire me kuptu qe e fundit vije me shume dhimbje. Nese jeni veq perkrahes e buken e keni nga politika mendoni qe nje dite keni me mbete edhe pa buke edhe pa politike sepse jeta nuk eshte konflikt karrikash. Kthehuni te puna, debati i shendoshe konstruktiv dhe tek aresyja nejrezore. Keto pamje nuk i kane hije nje partie qe ka 30 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat