Edhe Ganimete Musliu “përzihet” për rrahjet në LDK

Aktuale

Edhe Ganimete Musliu “përzihet” për rrahjet në LDK

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:19
Ganimete Musliu është tallur pas rrahjeve me karrige në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, është tallur pas rrahjeve me karrige në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo ka publikuar në Facebook, një fotografi me anëtarë të PDK-së, ku njëri prej tyre shihet me karrige në dorë.

Musliu ka ironizuar, duke thënë se karriget, janë vetëm për t’u ulur në to, përcjell Bota sot.

“Të na filloj festa. Çlira po thotë karrigat janë vetëm me u ule o Adriatik”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat