Deklarohen nga Holanda, tregojnë kushtin që duhet ta plotësojë Kosova për vizat

Aktuale

Deklarohen nga Holanda, tregojnë kushtin që duhet ta plotësojë Kosova për vizat

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka treguar se ishte për vizitë zyrtarë në Holandë. Ajo ka thënë se atje janë mbajtur manifestime të shumta për ditët e çlirimit të Kosovës.

Mirëpo, deputetja e VV-së ka treguar se është kthyer e zhgënjyer, pas përgjigjes negative të zyrtarëve holandezë për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell Bota sot.

Zyrtarët holandezë, i kanë thënë Mulhaxha-Kollçakut, se pa u ndryshuar gjendja e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, nuk ka liberalizim vizash.

“Manifestime kudo....tupana dhe zhurmë, në vend të respektit dinjitoz në ditët e shënuara. Ndërsa unë tejet e zhgënjyer pas vizitës zyrtare në Holandë. Në kërkesën tonë për liberalizim të vizave, morëm përgjigje të qartë. "Mos u merrni me ne, por me Qeverinë tuaj, krimin dhe korrupsionin atje". Nuk ka liberalizim pa ndryshuar gjendja, për të cilën janë të informuar në detaje nga qytetarët dhe zyrtarët holandezë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat