Aktivisti i AAK-së për LDK-në: Do t’i rrahim, ata me na u ndi nuk guxojnë

Aktuale

Aktivisti i AAK-së për LDK-në: Do t’i rrahim, ata me na u ndi nuk guxojnë

Nga: D.RR Më: 17 qershor 2019 Në ora: 13:49
Rrahjet në LDK

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, ka ndarë në Facebook një ngjarje që i kishte rastisur me një aktivistë të AAK-së në vitin 2011, ku sipas Loshit, ai i kishte thënë se qeverinë do ta bëjnë me LDK-në dhe ata (LDK-ja) do të bëjnë çfarë t’u themi ne?

“Po, nëse nuk bëjnë?”, e kishte pyetur Loshi, teksa ai i ishte përgjigjur se do t’i rrahim dhe se LDK-ja nuk guxon me u ndi.

Postimi plotë:

Më pat rënë ta takoja një aktivist të AAK-së në kohën e zgjedhjeve të vitit 2011. Ishte i bindur se AAK-ja do t’i fitonte zgjedhjet parlamentare dhe se ai do të bëhej ministër i financave. Një djalë mes moshës 25-30 vjeçare. Thoshte se pushtetin do ta bënin me LDK-në. Mua më dukej absurde që AAK-ja të fitonte aq shumë vota ndaj reagova duke i thënë se LDK ishte parti më e fuqishme dhe poqëse do ta bënin pushtetin bashkë, ata do ta kishin primatin në qeverisje dhe jo AAK-ja.

“Jo, tha, në asnjë mënyrë. Edhe nëse ata fitojnë dyfish më shumë vende në parlament ne do ta kemi fjalën kryesore në qeveri...”
“Si është e mundur?”- e pyeta.
“Ata do të bëjnë çfarë t’u themi ne.” - tha i vendosur ai.
“Po, nëse nuk bëjnë?”- e pyeta unë me kureshtje.
“Atëherë do t’i rrahim!” - u përgjegj shkurt dhe me plot seriozitet i riu nga Deqani. “Ata me na u ndi nuk guxojnë!” - përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat