Sejdiu i quan huliganë zyrtarët e sigurimit të PDK-së

Aktuale

Sejdiu i quan huliganë zyrtarët e sigurimit të PDK-së

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 13:55
Zyrtarët e PDK

Deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu e quan sjellje bandistike të zyrtarëve të sigurimit të PDK-së ndaj pjesëtarëve të shoqërisë civile.

Ai thotë se kjo nuk na befason dhe është e papranueshme.

Sejdiu i quan sjelljet e zyrtarëve të sigurimit të PDK-së huligane.

“Sjellja banditeske e zyrtarëve të sigurimit të PDK-së ndaj pjesëtarëve të shoqërisë civile, edhe pse nuk na befason, është e papranueshme! Aq më keq, kur këto veprime huligane të zyrtarëve të sigurimit të PDK-së bëhen në pronë publike të zaptuar dhe të bllokuar për publikun nga kjo parti politike. Përgjegjësia për këto sjellje të jashtëligjshme duhet të jepet jo vetëm nga këta zyrtar të sigurimit, por edhe nga udhëheqësia e lartë e PDK-së”, shkruan Sejdiu në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat