Flasin nga AAK-ja, tregojnë a ishte një anëtar i tyre i përfshirë në rrahjen në LDK

Aktuale

Flasin nga AAK-ja, tregojnë a ishte një anëtar i tyre i përfshirë në rrahjen në LDK

Nga: A.Zh Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:06
Pamje nga përleshja e djeshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas raportimeve se në përleshjen fizike të degës së LDK-së në Mat, ka qenë i përfshirë një anëtar i saj.

AAK ka mohuar raportimet e tilla, duke thënë se këto janë përpjekje për të implikuar këtë parti në këto incidente, përcjell Bota sot.

AAK ka thënë se Florent Bekteshi, personi i përmendur si i implikuar në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Mat, nuk është anëtar i saj.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e respekton procesin e brendshëm zgjedhor në LDK dhe e konsideron çështje të brendshme të saj. Është në interesin e demokracisë në vend një proces i shëndoshë zgjedhor në të gjitha partitë politike, e edhe në LDK.

Por nuk mundemi të mos vërejmë se përplasjet e brendshme në LDK dhe përpjekjet e grupeve të caktuara për të marrë kontrollin e partisë, ndonjëherë duke degjeneruar edhe në përplasje fizike, janë shëmtuese për vet LDK-në. Për më tepër përpjekjet për të implikuar AAK-në në këto incidente janë shpifje dhe përpjekje për të mbuluar defektet e brendshme të LDK-së.

Personi i përmendur si i implikuar në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Mat, nuk është anëtar i AAK-së! Ne si parti i kemi punët tona dhe pos respektimit të zgjedhjeve të brendshme në LDK, nuk kemi asnjë interes tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat