Reçica takon me përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë

Aktuale

Reçica takon me përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë

Nga: Z.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:07

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kanë diskutuar rreth politikave të tregut të punës, ecurisë së reformave që kemi ndërmarrë në fushën e marrëdhënies së punës, me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve në përgjithësi.

“Folëm gjithashtu edhe rreth ecurisë sa i përket reformës dhe zhvillimeve në fushën pensionale dhe atë sociale”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

Diskutuam rreth politikave të tregut të punës, ecurisë së reformave që kemi ndërmarrë në fushën e marrëdhënies së punës, me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve në përgjithësi.

Folëm gjithashtu edhe rreth ecurisë sa i përket reformës dhe zhvillimeve në fushën pensionale dhe atë sociale.

Theksova se të gjitha reformat që ne kemi ndërmarrë, janë objektiva që synojnë avancimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve dhe njëherit përmbushje e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat