Andin Hoti ka dy fjalë për Konventën e IX të Partisë Demokratike të Kosovës

Aktuale

Andin Hoti ka dy fjalë për Konventën e IX të Partisë Demokratike të Kosovës

Nga: Z.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 17:42
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, ka falënderuar dhe iu është mirënjohës të gjithë delegatëve të Konventës së IX të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin e tyre, të e kanë renditur lartë në Këshillin Drejtues të PDK-së, përcjell “Bota sot”.

Hoti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se, “Besimi me ZEMER është nder i veçantë dhe përgjegjësi për të vazhduar me përkushtim në qëllimin për një Kosovë më të mirë e të përparuar, për Kosovën që meritojmë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Faleminderit!

Me mirënjohje të thellë falënderoj të gjithë delegatët e Konventës së IX të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin tuaj duke më renditur lartë në Këshillin Drejtues të PDK-së.

Besimi me ZEMER është nder i veçantë dhe përgjegjësi për të vazhduar me përkushtim në qëllimin për një Kosovë më të mirë e të përparuar, për Kosovën që meritojmë.

Me sinqeritet,
Andini

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat