Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, vazhdon ta mbaj fotografinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në profilin e tij në Facebook.
Gorani, përkundër që tashmë bëhen vite prej se janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe me tej nuk e ka ndryshuar fotografinë në llogarinë e tij.
Deputeti i PSD-së në këtë foto përveç Kurtit, shihet të jetë edhe me Shpend Ahmetin, Dardan Molliqajn, Aida Dërgutin e Fisnik Ismailin.
Kujtojmë se zgjedhja e Albin Kurtit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte vulosur ndarjen e këtij subjekti politik. 12 deputetë të kësaj partie vendosen që ta themelojnë një parti të re, që sot njihet si Partia Socialdemokrate (PSD).