Haziri: LDK-ja s’pranon inicim të rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe

Aktuale

Haziri: LDK-ja s’pranon inicim të rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës Serbe

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 19:34
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt nuk pranon inicim të rrëzimit të Qeverisë me votat e Listës serbe.

“Ne nuk i kemi pranuar deri sot votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë. Ne nuk i kemi ato vota në mocionin tonë. LDK-ja, Vetëvendosje dhe PSD-ja kanë përfaqësuesit e shumicës politike shqiptare në Kuvend dhe janë në mocion sot. Ne na duhet të punojmë edhe me grupe të tjera politike të shumicës për të arritur votimin për mocion. Përtej numrit 61 e ka të drejtën që të votojë secili”, ka theksuar Haziri për televizionin publik.

Ai ka treguar pse LDK-ja nuk bazohet në mbështetjen e Listës serbe.

“Nuk guxojmë të lejojmë që qendrat politike që vijnë jashtë Kosovës të dirigjojnë ndërtimin dhe rrëzimin e qeverive”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat