Zbulohet arsyeja e grushteve në LDK, Isa Mustafa përgëzohet për veprimin e sotëm

Aktuale

Zbulohet arsyeja e grushteve në LDK, Isa Mustafa përgëzohet për veprimin e sotëm

Nga: Z.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 20:10
Pamje nga perleshja në nëndegën e LDK-së, në Mat

Pas rrahjes që ka ndodhur dje në nëndegën e LDK-së, në Mat të Prishtinës, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka marrë vendim që Arban Abrashi dhe Hazir Borovci të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës së tretë në kryeqytet.

Ndërsa, Arban Abrashi, ka folur pas këtij vendimi, i cili ka thënë se personat që e kanë filluar përleshjen kanë qenë të disa partive të tjera.

“....Ato duhet trajtuar dhe të shikohen parregullsitë, ka problem edhe me anëtarët e partive të tjera, të cilat po ndërhyjnë shkaku i mungesës së listës së anëtarësisë, por janë gjëra që rregullohen. Është tragjike realisht ajo çka ka ndodhur dje, por po shihet që janë edhe të tjerët të interesuar ta dëmtojnë LDK-në, të partive të tjera. Sot e keni pa në media me emër me mbiemër, me karrige në dorë”, tha Abrashi.

Ndërsa, në lidhje me këtë temë, për përleshjet dhe heqjen nga gara të Arban Abrashi dhe Hazir Borovci, që kanë ndodhur në LDK, për gazetën “Bota sot”, foli, Kenan Gashi, analist dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, i cili tha se kryetari Isa Mustafa ka bëre një ndikim politik në procesin zgjedhor, por, sipas tij, në rastin konkret ai ka treguar fuqinë e tij si lider i tanishëm i LDK-së.

Image
Kenan Gashi

“Nevoja për të ndërhyrë në procesin e brendshëm zgjedhor të partisë, pozicioni i tij politik po arrin që kriza e cila ka kapluar procesin zgjedhor të ndërhy për ti qetësuar gjakrat dhe për të krijuar klime me stabile dhe demokratike në procesin e zgjedhës”, tha analisti Kenan Gashi.

Tutje, Gashi tha se LDK-ja është duke u ballafaquar me vite me probleme tilla.

“Sepse kësaj partie i ka munguar një lidership i fuqishëm dhe duke qenë në situatën influencave të individëve me peshë brenda dhe jashtë partisë, të gjitha këto elemente kanë bërë që procesi zgjedhor të manifestohet me situata eksesesh dhe konfliktesh fizike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat