Veseli: Do ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni, nepotizmi dhe abuzimet

Aktuale

Veseli: Do ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni, nepotizmi dhe abuzimet

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:49
Kadri Veseli

Në konventën e nëntë solemne të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari i kësaj partie i rizgjedhur dje, Kadri Veseli theksoi PDK-ja është e fuqishme, nga procesi i saj zgjedhor ka dalë edhe më e organizuar dhe më e fuqishme.

Kryetari Veseli tha se ashtu siç ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia ashtu do të luftojë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni, nga nepotizmi dhe nga abuzimet.

Veseli deklaroi para një mase të madhe të simpatizantëve të PDK-së, se nuk ka rrugë tjetër, në zgjedhjet e ardhshme, PDK do ta udhëheq qeverinë për ta zbatuar vizionin e plotë të kësaj partie për Dekadën e re.

Veseli: Do të luftoj që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni

“Shpirti i sakrificës dhe solidaritetit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dje, duhet që të jetë shembull i luftës për karakterin e shtetit tonë sot. E kemi përfunduar luftën për pavarësi, por nuk e kemi përfunduar luftën për shtetin e së drejtës, për shtetin si garanci e zhvillimit. Prandaj, sot jam para jush se ashtu siç kam luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia ashtu do të luftoj së bashku me gjithë ju që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni, nga nepotizmi dhe nga abuzimet”, deklaroi Veseli.

Veseli premtoi se do ta përmbush vizionin për Kosovën me mundësi të barabarta për të gjithë, ekonomikisht të fort, pa korrupsion dhe me njohje të plotë ndërkombëtare. Ndërsa, shtoi se dje është përmbyllur procesi zgjedhor, ndërsa prej sot do të hapat një etapë e re jo vetëm për PDK-në por, për të gjithë Kosovën.

Veseli: PDK do të jetë forca që mbron lirinë për shtetin e shanseve të barabarta

“Do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e sa drejtës për shtetin e shanseve të barabarta dhe projekteve të mëdha të zhvillimit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë zëri i Dekadës së re, e si mund të mos jetë kur jemi partia më e fuqishme në vend dhe ju jeni arsyeja për këtë. Me nderin dhe përgjegjësinë që më keni dhënë kam qenë dhe do të jem i përkushtuar të vazhdoj për një rilindje të Partisë Demokratike të Kosovës. Kemi dëshmuar shembullin më të mirë të demokracisë, dhe po, me krenari mund të themi se ky proces ishte një sukses i jashtëzakonshme”, tha Veseli.  

Kryetari i Kuvendit, Veseli tha se dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në zgjedhjet e brendshme të PDK-së, i dhanë partisë një drejtim të ri dhe energji të reja. Pra, sot po promovohen njerëz të ri, premtues  për të ardhmen.

Veseli theksoi se Kosovës po i largohet aseti më i madh, të rinjtë kosovarë për shkak të korrupsionit dhe nepotizmit, por asnjë herë nuk duhet lejuar të ndodhë kjo dukuri.   

Veseli: E dimë se sfidat para nesh i kemi të mëdha

“Jam shumë krenar me ju dhe me njerëzit që na janë bashkuar. Të gjithë jemi bërë bashkë me besim dhe shpresë në Partinë Demokratike të Kosovës të bindur se kjo është platforma përmes së cilës do të mund të kontribuojmë për shtetin tonë, për kombin tonë. Faleminderit ët gjithëve, jam krenar të jem kryetar i juaj, i Partisë Demokratike të Kosovës. Ne përmbyllëm këtë proces me sukses të madh, por ne e dimë se edhe sfidat para nesh i kemi të mëdha. Për këtë jam tejet i vetëdijshëm dhe entuziazmi nuk duhet të na humb fokusin. Në këtë moment solemn mesazhin dua ta ndërtoj mbi një rrëfim: menjëherë pas lufte një familje ndërtoi një fermë bujqësore, sepse ishte e vendosur të punonte vetë dhe të mos varej nga mbështetja e shtetit. Babai dhe nëna kursyen parat për shkollimin e fëmijëve, sepse besonin se duke investuar në arsim të mirë fëmijët e tyre, do të t’i kishin mundësitë që i meritonin dhe një tà « ardhme më të mirë… Është e vërtet të rinjtë tanë premtues po largohen nga shteti ynë i ri për shkak të mungesë së mundësive dhe për shkak të korrupsionit dhe nepotizmit”, tha ai.

Veseli para simpatizantëve, tha se reforma e PDK-së dhe zhvillimi i Kosovës do të vazhdoi edhe më fuqishëm në etapën re, dhe kjo është duke ndodhur tani me ministritë që i udhëheq PDK-ja për krijimin e kushteve më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por, një fakt ka pranuar se sistemi i drejtësisë ende nuk është i fuqishëm sa duhet. Ndërsa, premtoi se me qeverisjen e PDK-së do të ulen edhe më tej taksat dhe do të rritet prodhimtaria, si dhe cilësia në arsim.

Në këtë konventë u mbajt një program kulturor artistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat