Pinqo tregon për aksionet brenda Gjakovës dhe sallën e operacioneve të Pal Lekaj

Aktuale

Pinqo tregon për aksionet brenda Gjakovës dhe sallën e operacioneve të Pal Lekaj

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:50
Anton Lekaj

Ish-ushtari i UÇK’së, Anton Lekaj, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Aty ai ndër të tjera ka treguar edhe për aksionet e ushtrisë në qytetin e Gjakovës. ‘’Pinqo” ka treguar se shpesh kanë shkuar në qytet për të marrë të holla dhe ushtarë të rinjë.

“Gjakova ka dhënë shumë djemë të mirë për vendin”, ka thënë Pinqo.

“Gjakova ka qenë e vetmja qendër urbane ku ka pasur luftime”

Gjithashtu ai ka treguar se në Gjakovë ka pasur më së shumti aksione ushtarake se sa në qytetet tjera të Kosovës.

Por ndër të tjera ai ka treguar edhe për një rast më specifik, ku edhe ishte takuar me ministrin e tanishëm Pal Lekaj.

“Nuk ka ekzistu një sallë e operacioneve për me shpëtu jetë të ushtarëve”, tregoi Pinqo.

“Cipi kishte thënë që të shkojmë me marrë sallën që e kishin organizuar Pal Lekaj me shumë mjekë të tjerë. Të parën herë kishim tentuar të shkonim me një kerr”

Tutje ai tregoi se kishin zgjedhur rrugën nga transiti për magjistrale Gjakovë-Prishtinë dhe jo ka Novosella.

“Sallën e kishim mbajt me veti, krejt pajisjet. Ka dalë Cipi me një mortajë dhe ka nejt gati deri sa ne kishim shtyrë kerrin për mu ngjit te nelte”, tregoi Lekaj.

“Bashkë me shumë ushtarë të tjerë kishim marrë sallën e operacioneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat