Dekada e re me njerëz të vjetër

Aktuale

Dekada e re me njerëz të vjetër

Nga: Z.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 23:16
Pamje nga Konventa e nëntë e Partisë Demokratike të Kosovës

Sonte në Konventën e nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila parti është në pushtet 15 vite dhe tashmë me sloganin e ri “Dekada e re”. Mirëpo, në listën e Këshillit Drejtues të kësaj partie ndër më të votuarit për Këshillin Drejtues, janë disa emra të vjetër të kësaj partie si, Adem Grabovci, Enver Hoxha, Bekim Haxhiu, Bedri Hamza e shumë emra të tjerë tashmë të njohur për publikun tash e sa vite, përcjell “Bota sot”.

Kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe kryeparlamentar në Kuvendin e Kosovës, Kadri Veseli, gjatë fjalimit të tij para të pranishmeve ka thënë se do të ketë reforma brenda partisë dhe brenda shtetit, duke i ftuar të gjithë qytetarët që ta mbështesin në reformat që ka nisur.

“Ne përmbyllëm dje procesin zgjedhor, ndërsa prej sot do ta hapim një etapë të re. Partia Demokratike është dhe do të jetë partia më e fuqishme në Kosovë. Por, prisni pak. Sepse, le ta pranojmë, ky proces i reformave, në PDK dhe në krejt Kosovën, nuk do të jetë i lehtë, do të marrë kohë dhe mua më duhet mbështetja juaj e vazhdueshme që t’ia dalim. E di se dikush mund të ketë dyshime nëse do ta bëjmë këtë. Më lejoni t’ju them, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë brenda një dite”, tha Veseli.

Ndryshe, në një list që është publikuar shihen emra të vjetër brenda kësaj partie.

Lista e plotë:

Abelard Tahiri 396

Adem Grabovci 323

Agim Aliu 421

Agim Qeku 346

Andin Hoti 430

Arber Geci 288

Bajrush xhemajli 458

Bedri hamza 433

Bekim Haxhiu 211

Bekim Jupa 188

Besim Beqa 247

Blerand Stavileci 344

Blerta Deliu 406

Bujar Cakolli 291

Dhurata Hoxha 318

Donika Ahmeti 213

Enver Hoxha 351

Fadil Beka 396

Fadil Nura 294

Flora Brovina 303

Ganimete Musliu 358

Hajdar Beqa 294

Hajredin Kuqi 453

Idriz Vehapi 434

Ilir Kurtishi 137

Ilir Popa 142

Isma Syla 282

Hisni Kilaj 216

Kushtrim Shkodra 243

Laura Zherka 177

Lirak Qela 320

Lulzim Shoshi 134

Memli Krasniqi 405

Mergim Lushtaku 331

Mixhen Shala 195

Njazi Kryeziu 269

Qemal Mustafa 352

Ram Buja 373

Ram Vataj 389

Safete Hadergjinaj 388

Sami Lushtaku 364

Sejdi Hoxha 307

Shaqir Foraj 404

Shemsi Veseli 345

Sherif Sejdiu 116

Shkurta Dajaku 175

Sokol Bashota 355

Uran Ismaili 461

Xhavit Gubetini 97

Ylber Qitaku 261

Zenun Pajaziti 322

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat