“Lëshoni rrugë ju matufët e LDK-së”

Aktuale

“Lëshoni rrugë ju matufët e LDK-së”

Nga: D.RR Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:34
LDK

Liri Loshi, ish pjesëtar i UÇK-së dhe njohës i çështjeve politike, përmes një postimi publik në faqen e tij në Facebook, ka thënë se është turp për LDK-në që e eliminoi nga gara Arban Abrashin, transmeton “Bota sot”.

Ai ka një thirrje për të vjetrit e LDK-së, që t’ua lëshojnë rrugën të rinjve të kësaj partie, pasi ata kanë ide.

Ai thotë se LDK nuk do të mbetet parti e rëndësishme nëse atë nuk e udhëheqin njerëzit si Arban Abrashi, Kujtim Shala e Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Lëshoni rrugë ju matufët e LDK-së

Turp për LDK-në që eliminon nga gara Arban Abrashin. Abrashi është modeli i liderit më bashkëkohor në LDK. Sikur të mbaheshin zgjedhjet sot në Prishtinë, Abrashi do t’i fitonte ato me lehtësi të jashtëzakonshme. Në fakt, LDK nuk e ka një person më karizmatik dhe më të përgatitur për ta drejtuar atë drejt niveleve të reja. Dhe, kur kryesia e LDK-së merr vendim për ta eliminuar nga gara demokratike njeriun me të kualifikuar për ta marrë përsipër drejtimin e LDK-së si subjekt politik, ky është një sinjal ogurzi që flet për një diktatorship në parti në vend të demokracisë.

Po shihet qartë se procesi i reformimit në LDK ka filluar dhe se Arban Abrashi është në anën a “good boys”. Prandaj njerëzit po përdorin grushtat në vend të ideve duke mos qenë në gjendje që t’i bëjnë ballë garës fer dhe demokratike.

Një gjë është e sigurtë. LDK nuk do të mbetet parti e rëndësishme nëse atë nuk e udhëheqin njerëzit si Arban Abrashi, Kujtim Shala e Vjosa Osmani. Nëse ky reformim që ka filluar, ndalet me qëllim që të imponohen figurat e vjetra, shumë shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet në LDK do të trajtohen si të pavlefshme dhe një proces tjetër reformimi do të shpërthejë fuqishëm.

Mos e frenoni procesin e natyrshëm reformator dhe demokratik. Mos e pengoni rininë pë ta bërë një Kosovë ndryshe. Më mirë grushtat dhe karriakt mbi njeri tjetrin sesa të devijohet procesi përmes ndalesave diktatoriale. Lëshoni rrugën rinisë, ju matufë të LDK-së! Apo siç thotë Migjeni për kangën e rinisë, “le të marri udhë”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat