Haradinaj: Basriu ishte çdo herë i pari në frontin e luftës

Aktuale

Haradinaj: Basriu ishte çdo herë i pari në frontin e luftës

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar dëshmorit Basri Canolli-Shpendi.

Haradinaj është shprehur se Basriu ishte çdo herë i pari në frontin e luftës.

Postimi i Haradinajt në Facebook

Sot, në tubimin përkujtimor për shokun tonë të luftës, Basri Canolli - Shpendi, pjesë e “Brigadës 153”, për të mbajtur të gjallë kujtimin dhe nderimin për flijimet për liri jo vetëm për Basriun, që ishte një luftëtar që përmendet ndër shokët e luftës, por edhe për të gjithë ata që ranë për atdhe! Basriu, ishte prej atyre trimave të pashoq dhe guximtar, çdoherë i pari në rreshtin e parë të frontit, djalë i një familje atdhetare të respektuar shqiptare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat