Veseli: PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës - Bota Sot
Veseli: PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës

Aktuale

Veseli: PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:47
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, që e mbështetën dhe ishin së bashku në Konventën Festive.

Ai përmes Facebook aka shrkuar se, PDK nga këto zgjedhje ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë dhe si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë.

“Falemnderit nga zemra të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, me të cilët mbrëmë ishim së bashku në Konventën Festive, pas një procesi të mrekullueshëm zgjedhor. Nga këto zgjedhje, PDK ka dalë edhe më e organizuar, edhe më e fuqishme, edhe më e mirë, dhe si e tillë do të jetë mbështetja më e madhe e qytetarëve të vendit tonë. PDK do të jetë forca që mbron lirinë dhe promovon vizionin për shtetin e së drejtës, për shtetin e shanseve të barabarta dhe projekteve të mëdha të zhvillimit. PDK do të jetë zëri i Dekadës së Re”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...