Donald Trump dërgon letër në Kosovë dhe nënshkruan për këtë marrëveshje

Aktuale

Donald Trump dërgon letër në Kosovë dhe nënshkruan për këtë marrëveshje

Nga: D.RR Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:25
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, z. Mike Pompeo, i kanë dërguar letër Kosovës, respektivisht ministrit të drejtësisë, Abelard Tahirit, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve, përcjellë "Bota sot".

Kjo marrëveshje sipas Tahirit, shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Nga zyrtarë të lartë të shtetit amerikan tashmë kam pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve z. Donald Trump, dhe nga Sekretari i Shtetit, z. Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve. Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund. Pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat