Abazi kundër idesë për ndarjen e Kosovës: Ngritja mbi vetën e Ramës dhe vdekja e shpresës se Thaçit në Paris

Aktuale

Abazi kundër idesë për ndarjen e Kosovës: Ngritja mbi vetën e Ramës dhe vdekja e shpresës se Thaçit në Paris

Nga: G.B Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:57
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se në vitet e shpërbërjes së Jogusllavisë, shqiptarët e Kosovës panë dritën e lirisë dhe daljen nga robërimi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se në udhëtimin e vështirë të shqiptarëve, përsëri i doli në rrugë një rrymë që sot po mëton ta ndajë Kosovën dhe që po tenton që ta mbajë gjallë idenë e ndarjes së Kosovës edhe në Paris, e që po mbështetet nga Rama si diçka normale.

Më tej, Abazi shkruan se Thaçi dhe Rama, për ta ruajtur pushtetin e tyre, duan të sakrifikojnë të gjithë shqiptarët, por që kjo do të vdes në Paris.

Më poshtë lexoni shkrimin e tij të plotë:

Në vitet e shpërbërjes së Jugosllavisë si krijesë artificiale e cila as një ditë pas rënies së murit të Berlinit nuk arriti të qëndrojë në këmbë, shqiptarët e Kosovës dhe në gjithë ish -Jugosllavinë panë dritën e lirisë dhe daljës nga robërimi. Kjo nuk është aspak spektakuare sikur të mos vendosej në plan të parë vizioni shtetformues dhe kalimi nga imagjinata e individëve dhe një shtrese të hollë në një imagjinatë dhe vizion të gjithë popullit anëkënd territoreve të copëtuara padrejtesisht. Vitet e 90ta shikuar retrospektivë, janë vitet më të arta të farkimit të idesë për shtetin e shqiptarëve në Kosovë dhe potencialit për të nxjerrur nga margjinat shqiptarët e Serbisë Jugore përfshirë Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun, ngritjen e Shqiptarëve të Maqedonisë nga skllaveria dhe përdorimi i tyre si krah i punës. Sigurisht që kalimi nëpër faza ka qenë me shumë vështirësi dhe me sakrfica të jashtëzakonshme, por, ajo që është karakteristike është uniteti i pathyeshëm dhe ruajtja e dimensionit të qëllimit dhe anës poztive të solidaritetit dhe kohëzonit shoqëror e kombëtar. Ky parakusht ka mudësuar që në udhëheqje të gjitha resorëve të lëvizjes dhe proceseve të jenë njerëz me mendje, shpirt e qenie të pastërt e pa përtesë në realzimin i idealit të qytetarëve për liri dhe pavarësi pa urrejtje dhe pa negativitet qoftë edhe ndaj të tjerëve qe kane qene armiqesore ndaj idese per shtetin.

Por, ketij udhëtimi të vështirë, por, briliant të organizimit të paqës dhe luftës, të sistemit të solidaritetit dhe përkrahjes të gjitha formave, ngritjës së vetëdijes qytetare, ngritjës së artit dhe kulturës, lidhjes dhe lartësimit të rolit te diasporës, sofistikimit të komunkimit me botën dhe artikulimit të drejtave si komb para kancelarive e diplomacisë ndërkombëtare prapë i doli në rrugë një rrymë po e njëjta që i doli në përfundim të luftës së dytë botërore por edhe disa herë më herët. Kjo rrymë që sot po meton ta ndajë Kosovën, që ka vonuar shtetformimin, që ka grryer themelet e shtetësisë së brishtë, që ka eliminuar fizikisht patriotë, gazetarë e aktivistë, që ka instaluar korrupcionin dhe krimin dhe që ka shitur interesat e vendit duke u pasuruar për individët. Mbi të gjitha kjo rrymë e certifikatave dhe vetëmburrjes me sukses e ka sabotuar hallkën e drejtësisë së pavarur që do ta lejonte shoqërinë shqiptare të Kosovës të shihej e denjë dhe barabartë në mesin e familjës së kombeve për të mbajtur shtet. Ky skenar i rrymës së ligë po vazhdon të tentojë që ta mbajë gjallë idenë e ndarjës së Kosovës në Paris, e po mbështetet nga Rama i cili e konsideron ndarjën e Kosovës normale ashtu sic Enver Hoxhaj kishte konsdieruar normale tradhetinë ndaj shqiptarëve me 1945 për të konsoliduar pushtetin e tij në Shqipëri dhe për ta mbajtur Shqipërinë larg vendeve demokratike në botë. Dallimi është që nga izolimi dhe terri informativ janë dashur 5 dekada për të parë dajllëzinë dhe krimin politik që ka bërë Enveri dhe klika e tij, për të sakrifikuar fatin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe për ta terrorizuar Shqipërinë e izoluar. Sot kërkohet shumë pak kohë dhe mund për të kuptuar që për interesin e Thacit dhe Ramës duan të sakrifikojnë shqiparët gjithandej duke i venë në lojë dhe duan që ta ruajnë pushtetin e tyre në pernadorinë prej letrës. Ky qëllim dhe kjo shpresë do të vdesë në Paris dhe do të varrosët në Kosovën që ka të drejtë të flas vet për të ardhmën e saj. Pyetja eshte nese Rama mund te dal mbi veten dhe te kuptoje qe ne histri mund te shkohet edhe duke qene i perafert me Enverin i cili perdori analfabetet e Kosoves per te arritur qellimin e vet por tani eshte 2019 dhe do te duhej Rama te jete shume me kolorit ne mendimin dhe diversitetin e casjes ndaj ceshtjes dhe fatine kombit. Fitorja e Rames ne kurriz te Shqiptareve te Kosoves e Presheves dhe fitorja ndaj nje Salihu dhe Luli te dobet eshte fitore e Pirruas dhe me bisht te gjate mbrapa qe do te t'i kushtoje Rames por edhe Shqiptarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat