Formohet task forca kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla

Aktuale

Formohet task forca kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:02
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i task forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla.

Shefi i task forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ndryshe kjo është task forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar.

Fushata ka filluar duke pasur parasysh raportimet për numrin e madh të përdoruesve të narkotikëve tek të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat