PDK me reforma alla Veselqe

Aktuale

PDK me reforma alla Veselqe

Nga: N.H Më: 18 qershor 2019 Në ora: 17:27
Kadri Veseli

Liri Loshi, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe njohës i çështjeve politike, përmes një postimi publik në faqen e tij në Facebook, ka komentuar rizgjedhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së.

Ai thotë se kjo parti është reformuar ashtu si i ka konvenuar liderit të PDK-së - reformim alla Veselqe.

Ja postimi i tij:

Kadri Veseli e paska “reformuar”partinë ashtu si i ka konvenuar atij, reformim alla Veselqe! Po more pse jo, e vetja është. Le të bëjë çfarë të dojë me të. Po nëse Xhavit Haliti del më i votuari në Pejë dhe Sami Lushtaku më i votuari në Skenderaj, kjo çka shohim në Këshillin e përgjithshëm, ku Xhaviti nuk duket askund, kurse Samiu del i mundur artificialisht, nuk është reformim, por është deformim i fotografisë së vërtetë.

Reformim do të ishte kur antarësia e gjerë pajtohet se figurat e lodhura, apo të komprometuara, do të duhej të zëvendësoheshin me njerëz të rinj në të gjitha nivelet dhe jo vetëm në Këshillin e përgjitshëm, ku votën e kontrollon dhe e manipulon vetë kryetari i partisë.

Kur t’vjen puna të zgjedhjet e përgjithshme qëndrore, apo lokale, Kadri Veseli nuk mund ta kontrollojë votën në Drenicë për shembull. Atë e kontrollon kryetari i degës, Sami Lushtaku! Kësaj i thonë luaje macë kryet e buallit. Komandant Veseli kontrollon qëndrën, kurse komandantët tjerë kontrollojnë periferinë. Rinia mbetet vetëm si dekor dhe instrument votash për shefat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat