Konjufca për rrëzimin e Qeverisë: Nuk i kërkojmë votat e ‘Srpskas’, nëse votojnë ‘pro’ e mirëpresim - Bota Sot
Konjufca për rrëzimin e Qeverisë: Nuk i kërkojmë votat e ‘Srpskas’, nëse votojnë ‘pro’ e mirëpresim

Aktuale

Konjufca për rrëzimin e Qeverisë: Nuk i kërkojmë votat e ‘Srpskas’, nëse votojnë ‘pro’ e mirëpresim

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 17:48
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se nuk do t’i kërkojnë votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, megjithatë thotë se nëse votojnë ‘pro’ do ta mirëpresin.

Mes tjerash, shefi i deputetëve të Vetëvendosjes ka dhënë edhe njëherë qëndrimin e partisë për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

‘’Kemi pasur një ide të kahmotshme të mocionit, por ka marrë formë këto ditë e fundit. Bashkë me shefin e GP të LDK-së e kemi hartuar tekstin. Kemi ardhur te një numër i nënshkrimeve, por nuk e kemi numrin e nevojshëm për ta rrëzuar qeverinë. Në momentin që numri arrin në 54 ose 55 vota, mocioni do të duhet të dilte në votim. Mendoj që tash janë rreth 62 ose 63 vota për ta rrëzuar qeverinë’’, deklaroi Konjufca në Frontal.

I pyetur për pranimin ose jo të votave të listës serbe, Konjufca tha se nëse ata janë të interesuar do të mirëpresin votat e tyre për rrëzimin e qeverisë.

‘’Ne kemi thënë që nuk i kontaktojmë ata për shkak të pazareve për tu bërë pjesë e qeverisë…’’, tha më tutje shefi i Grupit Parlamentar të VV-së.

Ai tregoi votat aktuale në të cilat llogarisin.

‘’Nëse i numëron LDK, VV, Alternativën dhe të pavarurit, janë 57 vota’’, saktësoi Konjufca.

Sipas tij nuk duhet të pritet më shumë, dhe mocioni duhet të dërgohet në Kuvend.

“Ata janë deputetë të Kosovës. Mjafton që ne ti kemi prej opozitës votat atëherë i kemi 58 vota .Mocioni duhet të dalë tash, dhe nuk duhet të presim më. Me 57 vota ky mocion duhet të dalë në votim. Mundësia që humbet nëse nuk kalon, nuk është e konsiderueshme. Nuk mendoj se numri i deputetëve mund të shtohet shpejtë. Nuk duhet të presim që t’i bëjmë 61 vota”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.

Sa i përket qëndrimit të LDK’së, Konjufca thotë se Avdullah Hoti po kërkon që të bëhën 61 vota.

“Avdullah Hoti është i mendimit që të bëhën 61 vota.  Po mendoj që me vetë faktin që deputetët i kanë vendosur firmat e tyre, nënshkrimet, kjo është përgjegjësi individuale, dhe duhet t’i qëndrosh prapa nënshkrimit dhe fjalëve. Për sa kohë që nënshkrimet ekzistojnë, janë 57 apo 58, unë mendoj që janë kushtet objektive për rrëzimin e kësaj qeverie”, shton ai.

Ndërkohë për PSD’në, Konjufca thotë se ata janë takuar me LDK’në dhe i kanë ofruar nënshkrimet e tyre për rrëzimin e Qeverisë.

“PSD’në nuk e kemi takuar. Por Avdullah Hoti është takuar me PSD’në, dhe ata i kanë ofruar nënshkrimet e tyre. Unë frikësohem që po të zgjatet shumë, kjo strategji devalvohet. Nuk mund të presim gjatë.Ekzistojnë të gjitha kushtet që mocioni të ketë sukses. Mendoj që duhet të procedojmë sa më shpejtë me këtë mocion, tek e fundit nësë ka dyshime në gjasa, ja vlen edhe për një testim, sepse zgjedhjet mund të shkaktohen edhe pa mocionin e opozitës. Ky mocion do t’i poziciononte palët”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...