Donika Kadaj: S’ka shkëmbim të taksës me liberalizim të vizave

Aktuale

Donika Kadaj: S’ka shkëmbim të taksës me liberalizim të vizave

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:41
Kadaj-Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se raporti i Këshillit të Ministrave të BE-së është raport preliminar dhe janë konkluzione ato që janë përmend, përfshirë (mos)liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Pavarësisht se në çfarë pozicioni jemi sot nuk duhet të ngutemi, sepse Kosova në marsin e vitit të kaluar e ka plotësuar edhe kushtin e fundit – demarkacionin. Do të angazhohemi që liberalizimi të ndodhë sivjet. Neve na takon t’i kryejmë detyrat e shtëpisë që kjo të ndodhë”, ka thënë Kadaj-Bujupi, njofton Klan Kosova.

“Ka lojë e hile, vazhdimisht ka pasë edhe nga BE sa i përket liberalizimit të vizave, janë shtuar kërkesat – është bërë lojë në mes të lojës. Taksa dhe Asociacioni nuk lidhen me viza. Të kërkohet sundim i ligjit dhe të kërkohet zbatimi i një marrëveshje antikushtetuese është diskrepancë”.

“Nuk ka shkëmbim [ të taksës me liberalizimin e vizave] dhe kritere shtesë që Kosova t’i pranojë. Kriteret për viza janë aprovuar. Vizat janë vonuar jo për shkak të Kosovës, por për shkak të BE-së. Është koha që Evropa të reflektojë”.

Deputetja Kadaj-Bujupi është shprehur se Kosova ende ka shumë punë për të bërë sa i përket sundimit të ligjit.

“Por kjo nuk lidhet me vizat. Është një lojë politike dhe përpjekje e agjendave të disave që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj në dialog. Nuk është mirë të jepet vlerësime të shpejta sepse nuk e kemi marrë ende raportin. Nuk duhet hapur dyert përpjekje të dëmshme që nuk janë aspak teknike, por lojë politike që të arriturat të minimizohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat