Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i njohur si këngëtari Labi, ka thënë se ka informata se së shpejti do të ndodh liberalizimi i vizave.
Labi i ka akuzuar gazetarët se po e ngacmojnë nëpër intervista.
“E keni dhunti prej zotit me i ngacmu mysafirët në shtëpinë e tuaj”, i tha ai gazetarit Adriatik Kelmendi në Rubikon të KTV’së.
Tutje ai ka thënë edhe njëherë se nuk do të jetë ai shkaktar për rrëzimin e Qeverisë.
“Dua të logjikoj me kokën time. Le të bëhet liberalizimi i vizave, e mas dy tri dite do ta rrëzojmë Qeverinë Haradinaj”, shtoi ai.