Milaim Zeka thotë se ose do të hiqet taksa para Samitit të Parisit ose do të bjerë Qeveria

Aktuale

Milaim Zeka thotë se ose do të hiqet taksa para Samitit të Parisit ose do të bjerë Qeveria

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 21:03
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur rreth vendimit të Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe për Samitin e Parisit.

Zeka ka thënë se masa e vendosur nga Qeveria e Kosovës duhet të hiqet.

“Taksa duhet të hiqet – kjo është kërkesë e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe e presidentit francez, Emmanuel Macronn dhe e SHBA-së.

Mendoj që taksa do të hiqet para Parisit, ose do të bjere qeveria”, ka thënë deputeti Zeka.

Tutje Zeka ka pohuar se nuk do të jetë e nevojshme që qeveritarët t’i harxhojnë paratë e taksapaguesve në Samitin e Parisit, nëse nuk do të hiqet taksa.

Ai ka theksuar se Kosova ka tema serioze me Serbinë siç është fati i të pagjeturve.

Deputeti Zeka ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se vota e tij do të jetë pro mocionit të opozitës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat