Edhe një “intelektual” rikthehet në PDK, e te Kadri Veseli

Aktuale

Edhe një “intelektual” rikthehet në PDK, e te Kadri Veseli

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 21:17
PDK

Ish- ministri i Arsimit, Ramë Buja është rikthyer në PDK.

Ai dy vjet pas largimit, të dielen ka marrë mbi 300 vota, për t’u zgjedhur në Këshill Drejtues.

Dy vjet më parë ai thoshte se po jep dorëheqje të pakthyeshme nga PDK’ja, pasi sipas Bujës, nuk i ka mbetur vend e hapësirë.

“Jap dorëheqje të pakthyeshme nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës me keqardhje të madhe dhe dimbje të pamatshme! Arsyet janë objektive dhe të shumta e të shumkohëshme, që nuk dua ti përmend në këtë rast, por vetëm të ju bëjë me dije se, këtu pushon angazhimi im në kreun e kësaj partie, ku isha njëri nga themeluesit e saj dhe në të cilën investova mundin dhe përpjekjet e vazhdueshëm, pothuaj dydekadëshe, dhe ku tani nuk më mbeti më vend as hapësirë për veprim e kontribut”, thuhej në letrën të cilën Buja ia kishte dorëzuar partisë.

Edhe vëllai i Ramë Bujës, Shukri Buja kishte dhënë dorëheqje nga PDK’ja, për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat