Murati për deklaratën e Veselit: Të fillojë nga partia e tij, ka anëtarë me aktakuza për keqpërdorim detyre

Aktuale

Murati për deklaratën e Veselit: Të fillojë nga partia e tij, ka anëtarë me aktakuza për keqpërdorim detyre

Nga: G.B Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:12
Kadri Veseli

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka komentuar deklaratën e Kadri Veselit, për luftimin e korrupsionit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ia ka thënë se ajo parti që ka 11 vite që është në pushtet, duhet t’ia fillojë nga vetja, pasi brenda Këshillit drejtues të partisë, ka 7-8 anëtarë që kanë pasur ose kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës, përcjell Bota sot.

Korrupsioni në Kosovë luftohet veç me fjalë, ka shkruar Murati.

Postimi i tij i plotë:

Dje pati zotime qe do te luftohet ashper korrupsioni, nga subjekti qe eshte ne pushtet tash e 11 vite. Per ta marre seriozisht kete deklarate, eshte mire qe te fillohet pikerisht nga vete partia. Me sa kam njohuri, te pakten 7-8 anetare te Keshillit Drejtues te ketij subjekti kane pasur/kane aktakuza ose kane qene nen hetime per keqperdorim te detyres zyrtare e vepra tjera. Keta njerez nuk do te duhej te lejoheshin te ishin as anetar te thjeshte te partise, e lere me te mbajne pozita te larta. Mos te flasim per vartes te tyre pastaj. Korrupsioni ne Kosove luftohet vec me fjale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat