Telashe nëpër degë, heshtje në qendrën e LDK-së

Aktuale

Telashe nëpër degë, heshtje në qendrën e LDK-së

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:26
Pamje nga video

Përkundër përjashtimit të Borovcit e Hazirit, në LDK nuk kanë komentuar zhvillimet nepër degë.

U rrahën nëpër degët e Mitrovicës, Ferizajt, Prishtinës e disa të tjera.

Por LDK-në e preku më së shumti rasti i fundit, në degën e saj në Mat.

Për këtë u përjashtuan, Arban Abrashi e Hazir Borovci edhe pse zyrtarisht nuk ishin në garë.

Përkundër këtyre zhvillimeve në Lidhjen Demokratike gjatë së martës mbizotëroi heshtje.

Përpos veturave që i përkasin kësaj partie këtu nuk është parë ndonjë zyrtarë I kryesisë a zyrtarë tjetër i LDK-së.

Përpos heshtjes brenda zyrave të partisë, deputet e LDK-së nuk kanë pranuar që të flasin as në konferencë për medie.

Haxhi Avdyli e Naser Rugova të cilët kishin dal që të flasin për gjetjet e Raportit të progresit në fushën e shëndetësisë, nuk e panë të rrugës të flasin për zhvillimet brenda partisë së tyre.

Madje ata rekomanduan edhe se çka duhet të pyetet e çka jo.

Por, Naser Rugova nuk i ka ikur temës për rrëzimin e qeverisë.

Ndryshe televizioni T7 ka tentuar që të marrë qëndrimet edhe të zyrtarëve të tjerë të partisë por që këta kanë qenë të paqasshëm.

E të përjashtuarit, duke reaguar pas vendimit të partisë, lanë vend për ndryshime që mund të bëhen pas diskutimeve me qendrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat