Pamje të rralla: Momenti kur Naim Maloku njofton për vrasjen e oficerit rus në Koshare më 1999

Aktuale

Pamje të rralla: Momenti kur Naim Maloku njofton për vrasjen e oficerit rus në Koshare më 1999

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:27
Maloku ka disa muaj që ka bërë vizita mjekësore në një Spital të Ljubjanës në Slloveni, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Maloku ka disa muaj që ka bërë vizita mjekësore në një Spital të Ljubjanës në Slloveni, shkruan gazeta “Bota sot”.

E si duket shëndeti i tij është përkeqësuar paksa më shumë, pasi djali i tij, gjatë ditës së djeshme ka publikuar një fotografi ku i uronte shërim të shpejtë babait të tij.

Në një video të luftës të publikuar nga Agjencia e Lajmeve AP, shihet ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, i cili luftën e ka bërë kryesisht në Koshare, teksa flet për një aksion të kryer me sukses të UÇK-së.

Në këtë aksion është vrarë një oficer rus.

UÇK në këtë video e dëshmon përkatësinë kombëtare të rusit përmes dokumenteve të gjetura në trupin e tij.

Sipas Naim Malokut, njërit nga eprorët e UÇK-së, rusi i vrarë ishte pjesë e njësisë speciale ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat