Albin Kurti, viziton varrin e Rilindasit Sami Frashërit në Turqi

Aktuale

Albin Kurti, viziton varrin e Rilindasit Sami Frashërit në Turqi

Nga: V.R Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:43
Albin Kurti nderon varrin e rilindasit Sami Frashëri

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Mytaher Haskukën, Albulena Haxhiun e të tjera, vizituan Qendrën Kulturore Shqiptare në Turqi “Shemsettin Sami Frashëri”, në Ankar, shkruan “Bota sot”.

Përveç tjerash, Kurti, ka vizituar edhe varrin e rilindasit Sami Frashëri

Postimi plotë i Albin Kurtit:

Mbrëmë, me rastin e 115 vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit, me Mytaherin, Albulenën, Fitoren, Arbenin dhe Arbërin, vizitova Qendrën e Kulturës Shqiptare "Shemsettin Sami Frashëri" në Ankara. Përveç ambasadorit tonë z.Avni Spahiu, aty na pritën edhe studentët shqiptarë: Hysen Mustafa nga Presheva, Fehmi Mehmeti dhe Feston Hajdini nga Skënderaj, Besir Zeneli nga Shkupi, Arbër Thaçi nga Kastrioti, Flamur Ismaili nga Gostivari, Arbnor Murati nga Ulqini, Era Domi nga Tirana dhe Agon Besimi nga Prizreni.

Ndërkaq sot në mëngjes, vizituam varrin e Sami Frashërit në Feriköy në Stamboll ku bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta. Sivjet janë mbushur 120 vjet të veprës madhështore të tij "Shqipëria, çka qënë, ç'është dhe ç'do të bëhetë". Pranë varrit të Samiut, rilindasit tonë enciklopedik, ndodheshin edhe varri i gruas së tij Emines që ka qenë shtatzënë me djalin Sylejmanin kur ka vdekur, djali i Sami Frashërit, Ali Sami Yen i cili është themeluesi i klubit sportiv "Galatasaray", vajza e tij Samiye dhe burri i saj Raşit Erer, ministri i parë i arsimit dhe vakëfeve (Maarif) në Republikën e Turqisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat