Sindikata e RTK-së kërkon nga Kuvendi që të kompletohet numri i anëtarëve të bordit

Aktuale

Sindikata e RTK-së kërkon nga Kuvendi që të kompletohet numri i anëtarëve të bordit

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:10
Ilustrim

SPERTK është e shqetësuar me situatën aktuale të mosplotësimit të numrit të anëtarëve të Bordit të RTK-së që një kohë nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet në njoftimin e tyre dërguar mediave.

“SPERTK i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që në mënyrë urgjente të plotësojë numrin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, pasi nga 11 anëtarë sa duhet t’i ketë, Bordi i RTK-së tani kanë mbetur vetëm me 6.

Dihet se moskompletimi i Bordit të RTK-së paraqet problem në funksionimin e transmetuesit publik, sidomos kur tani janë hapur konkurset për kryeredaktorë dhe drejtorë të Televizionit dhe të Radios.

SPERTK u bën thirrje të gjithë deputetëve që sa më parë ta zgjidhin këtë çështje duke kompletuar numrin e anëtarëve të bordit”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat