Konjufca: Të thirret me urgjencë Këshilli i Sigurisë, një spiun serb në zyrën e presidentit

Aktuale

Konjufca: Të thirret me urgjencë Këshilli i Sigurisë, një spiun serb në zyrën e presidentit

Nga: G.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:32
Glauk konjufca

Shefi i GP të VV-së, Glauk konjufca, ka kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës, pasi në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sipas mediave ky është njeri i shërbimit shtetëror informativ serb dhe kjo përbën rrezikim serioz të sigurisë kombëtarë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat