Zafa i Nismës me thirrje për partitë politike: Lini anash inatet e ngushta

Aktuale

Zafa i Nismës me thirrje për partitë politike: Lini anash inatet e ngushta

Nga: A.Zh Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:10
Zafir Berisha

Në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit, nuk ka kaluar propozimi i deputetit Bekim Haxhiu për Ligjin për Sponzorizimin e Sportit në Kosovë.

Me këtë është shprehur i paqënaqur deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se mos votimi i nenit për këtë Ligj, tregon mungesën e vetëdijes politike të disa partive.

Ai ka kërkuar që inatet e ngushta për llogari të politikës ditore të lihen anash, pasi sipas tij, sporti dhe kultura, janë ambasadorë të shtetit të Kosovës.

Postimi i Berishës:

Mos votimi sot në seancën e Kuvendit i nenit që mundëson fillimin e mirëfilltë të implementimit të Ligjit për Sponzorizimin e Sportit në Kosovë, tregon mungesën e vetëdijes politike të disa partive, për situatë në të cilën ndodhet sporti kosovarë... Sporti, kultura dhe arti në përgjithësi, janë ambasador të shtetit, të cilët janë duke mbuluar vakumin e politikës në arenën ndërkombëtare, prandaj inatet e ngushta për llogari të politikës ditore në këto raste duhet lënë anash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat