Zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka ironizuar veprimin e fundit të Kadri Veselit duke larguar nga detyra të gjithë personat e PDK-së që janë të akuzuar, shkruan “Bota sot”.
“Kjo përpjekja e kreut të PDK-së për të na bindur se do të largoj zyrtarët që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, vetëm sap o e konfirmon se kjo parti ka qenë thelbësisht e korruptuar për së paku 11 vjet! Dmth logjika është kjo: strehon 11 vjet korrupsion dhe pretendon se mund të fillosh nga e para! T’i harrojmë të gjitha dhe ta pranojmë edhe një epokë tjetër eksperimentimi?”, shkruan Zogiani.