“Kush do t’i dënojë zyrtarët e lartë të PDK-së?”

Aktuale

“Kush do t’i dënojë zyrtarët e lartë të PDK-së?”

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:40
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës ka komentuar vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për lirimin nga pozitat e larta të të gjithë të akuzuarve nga kjo parti.

Ai në një shkrim në Facebook ka pyetur nëse ka gjyqtarë dhe prokurorë që do të mund t’i dënojë zyrtarët e lartë të PDK-së të cilët kanë aktakuza.

“A mos kemi gjykata që ju dënojnë a?! Kënd e kanë dënuar gjykatat tona për me ju dënuar juve?! Çka po ja u nin, ktheheni përsëri, dhe atë fitimtar ndaj korrupsionit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat